Erdhi me shumë bujë në Napoli, por duket se aventura e tij me “Il Partenopei” do të mbarojë shpejt.Fjala është për futbollistin e Napolit, Hirving Lozano, i cili u përjashtua nga stërvitja e sotme e ekipit, përcjell GazetaBlic.Mediat italiane raportojnë se lojtari që nuk është aktivizuar që nga muaji shkurt, do të largohet në afatin kalimtar të verës.


Trajneri i napoletanëve, Gennaro Gattuso nuk ka duruar sot dhe e ka përjashtuar ish-anëtarin e PSV-së, pas mos-aktivizimit të mjaftueshëm në stërvitje, pak para duelit final të kupës së Italisë.Mbetet të shihet nëse ai do të paraqitet në ndonjë ndeshje për nënkampionët aktual italianë./GazetaBlic/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All