Sot u bënë 2 vjet nga fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në fazën e grupeve të kampionatit botëror “Rusia 2018”.

Dy futbollistët kosovarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ishin vendimtarë në triumfin e helvetikëve.

Aleksandar Mitrovic kishte kaluar Serbinë në avantazh qysh në minutën e pestë.

Por Xhaka dhe Shaqiri kishin përmbysur rezultatin me golat e tyre, duke ia siguruar Zvicrës kalimin tutje në të tetën e finales së Botërorit.

Golat e tyre Xhaka dhe Shaqiri i kishin festuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, veprim i cili kishte sjellë reagime të shumta nga ana e serbëve. /Zëri

Flash Lajme

Më të lexuarat