Triumfi i Liverpool pas tre dekadash pritje në Premier League është i rëndësishëm, por jo sa shëndeti. E përmbledhur në pak fjalë është kjo thirrja që Jurgen Klopp i ka bërë tifozëve, që pavarësisht masave të qeverisë angleze për parandalimin e pandemisë, ndezën rrugët e qytetit në ditën kur skuadra e tyre mbylli matematikisht garën për titullin kampion.

“Nëse gjërat do të ishin ndryshe, nuk do të kishte asgjë tjetër që do të më pëlqente më shumë se të festoja.

Por kjo nuk është e mundur. Kemi bërë shumë për të mundur Covid-19 dhe kjo sforco nuk duhet të shkoj dëm. Duhet të bëjmë atë që është e drejtë, që në këtë moment do të thotë që të jemi bashkë, por në distancë. Kur të jetë momenti do të festojë”, ka thënë Klopp në revistën e klubit “Liverpool Echo”.

1 of 3
-+

Tekniku gjerman ka pushtuar faqet e para edhe të gjithë mediave angleze, ku ka folur për të ardhmen. Klopp ka përjashtuar mundësinë e shpenzimeve të çmendura në mrkaton e verës. “Nuk kam nevojë të shpenzoj. Skuadra ime nuk duhet të ndryshojë në këtë moment”, është shprehur trajneri kampion i Anglisë.

Tags:Jurgen Klopp

Flash Lajme

Më të lexuarat