Kylian Mbappe duket se nuk ka dyshime për të ardhmen e tij.

Kylian Mbappe ka dëshpëruar tifozët e Real Madridit. Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga klubi francez.

“Jam këtu. Unë jam pjesë e projektit të klubit për të katërtin vit”, ka thënë Mbappe për beIN Sports, transmeton lajmi.net.

“Viti i 50-të i klubit është një vit shumë i rëndësishëm për klubin, për tifozët dhe për të gjithë. Kështu që unë do të jem këtu, pavarësisht se çfarë ndodh”.

“Do të tentoj t’i sjell trofetë këtu, bashkë me skuadrën, dhe do ta jap më të mirën nga vetja”.

Flash Lajme

Më të lexuarat