Cristiano Ronaldo i ka bërë sërish vetes një dhuratë super. Një Bugatti Centodieci që kushton 10 milionë euro i shtohet koleksionit të makinave luksoze të futbollistit të Juves.

Sipas mediave italiane 35-vjeçarit gjithsesi do t’i duhet të presë deri në vitin 2021 që “xhevahiri” t’i dorëzohet në shtëpi.

Kjo makinë do të jetë me ngjyrat bardhë e zi, ashtu si fanela e Juventusit, dhe ka 1600 kuaj fuqi.

Kjo Bugatti Centodieci arrin 100 km/h për 2,4 sekonda. Centodieci është një version më i rafinuar i Bugatti Chiron, të cilën portugezi e zotëron.

Nga ky lloj i super makinës ekzistojnë vetëm 10 në të gjithë botën. 35-vjeçari ndër vite ka blerë, tetë Ferrari, disa Roll Royce, BMË dhe McLaren, derisa tani e ka shtuar edhe një jaht super të kushtueshëm.

1 of 3
-+

Tags:cristiano ronaldo

Flash Lajme

Më të lexuarat