Shkëndija nuk ka arritur që ruajë barazimin pasi që Totenhami arriti që të shënojë dy gola brenda pak minutave.

Son Heung-Min arriti që të përmbys barazimin duke shënuar gol 70, dhe kështu anglezët kaluan në epërsi 1:2.

Në minutën e 79 shënon golin tjetër sulmuesi i njohur anglez Kane, i cili mposhti edhe mbrojtjen e kuqezinjëve nga Tetova.
Shkëndija tregoi lojë të mirë nga fillimi i pjesës së parë, ashtu që Valmir Nuhiu arriti që të barazoj rezultatin 1: 1 në minutën e 55, pas një goditje të fuqishme.

Skuadra angleze gjatë pjesë së pare ka kaluar shumë shpejt në avantazh në përballjen ndaj skuadrës tetovare. Pas një asisti të Son, ishte sulmuesi, Eric Lamela, i cili realizoi për ekipin e “Spursve” në minutën e 5-të. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All