Ish sulmuesi uruguaian i PSG-së, Edinson Cavani, ka kërkuar nga agjenti i tij, transferimin te gjigandi spanjoll, Real Madrid, njofton Insajderi.

Cavanit, të cilit i skadoi kontrata me PSG-në, aktualisht është lojtar i lirë, dhe ka shumë kërkesa në drejtim të sulmuesit uruguaian, mirëpo dëshira e lojtarit është, transferimi në Real Madrid.

Këtë e ka bërë të ditur “Radio Marca”, Cavani ka kërkuar nga agjenti i tij, Rene Ramos, transferimin me çdo kush te Reali i Madridit. Sulmuesi ka kërkuar nga agjenti që të negociojë vetëm me skuadrën nga “Santiago Bernabeu”.

Në anën tjetër, “los blanchos”, nuk kanë ndërmend të blejnë lojtar tjetër këtë merkato, duke marrë parasysh krizën që ka përfshirë botën e futbollit nga pandemia, ndërsa Cavani te Real Madrid, mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi nuk ndodhet nën kontratë me ndonjë ekip tjetër. /Insajderi.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All