Largimi i Luis Suarez nuk është pritur aspak mirë nga Lionel Messi. Ylli argjentinas ka shpërthyer ndaj klubit të Barcelonës për shkak të largimit të uruguaianit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, argjentinasi është shprehur se tashmë “nuk më surprizon asgjë”, duke thumbuar katalanasit për mënyrë se si e trajtuan Suarezin.

“Kisha filluar ta imagjinoja si ide por sot hyra në dhomën e zhveshjes dhe më rezultoi e vërtetë. Sa e vështirë mund të jetë që të mos ndaj ditët me ty,si në fushë, ashtu edhe jashtë. Do të na mungosh kaq shumë. Kemi kaluar shumë vite bashkë, shumë dreka dhe shumë darka. Kaq shumë gjëra nuk do t’i harrojmë kurrë, gjithë kohën që kemi kaluar së bashku.

Do të jetë e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër dhe shumë më tepër të jem kundër teje në fushë. Meritoje një lamtumirë që përshtatet me atë që je; një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Arrite gjëra të mëdha për ekipin dhe në planin individual. Nuk e meritojë që të dëbonin kështu, por e vërteta është se në këtë fazë asgjë nuk më surprizon më”, ka shkruar futbollisti argjentinas.

Tags:Lionel MessiLuis Suarez

Flash Lajme

Më të lexuarat