Jose Mourinho ka shpërthyer mbrëmë pas humbjes 1-0 në Europa League nga skuadra Royal Antëerp.

Giovani Lo Celso, Steven Bergwijn, Carlos Vinicius dhe Dele Alli, startuan për herë të parë për më shumë se një muaj, dhe që të gjithë u larguan pas vetëm 45 minutave lojë.

Gareth Bale ishte i radhës që u largua pas një ore, derisa inkuadrimi i Pierre-Emile Hojbjerg, Erik Lamela, Lucas Moura, Son Heung-min Harry Kane bën pak a shumë diferencën.

“Do të kisha dashur t’i bëja 11 zëvendësime”, tha Mourinho pas katër zëvendësimeve që i bëri në pushim të pjesës së parë.

Nuk i bëra pesë sepse kisha frikë për 45 minutat e gjatë në pjesën e dytë pa bërë ndonjë ndryshim”.

“Vetëm një person duhet kritikuar, ai jam unë. Unë zgjodha 11-shen për të startuar. Në pushim të pjesës së parë, u mundova të ndryshojë pak a shumë situatën, por nuk ishte e mjaftueshme”.

Bale nuk la gjurmë dhe kritikat që i bëri gjithë lojtarëve që i hodhi në fushë nga minuta e parë, ishin edhe për ish futbollistin e Real Madridit që po vuan ta gjejë golin te Tottenhami.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All