Është mbyllur në një mënyrë të turpshme ndeshja mes Kamzës dhe Lacit. Një penallti e akorduar nga gjyqtari Eldorjan Hamiti për një faull të portierit Ilir Avdyli dhe e kthyer në gol në minutën e 6-të shtesë nga Bojan Najdenov jo vetëm që i hoqi fitoren nga duart Kamzës, që do të ishte e para për Gentjan Stojkun në stolin e skuadrës nga periferia e kryeqytetit por edhe e para për Kamzën në kampionat për vitin 2019-të, bëri që gjithçka të degradonte në dhunë.

Disa tifozë të acaruar për penalltinë e dhënë nga gjyqtari zbritën në fushë duke sulmuar dhe më pas goditur arbitrin Hamiti, ndërkohë që stjuardët e paktë që ishin në stadium e kishin të vështirë të mbanin situatën nën kontroll ndërsa forcat e policisë erdhën në stadium me shumë vonesë.

Flash Lajme

Më të lexuarat