Leo Messi ka filluar bisedimet me Barcelonën për largimet që do të ndodhin në afatin e verës.

Leo Messi ka një listë me lojtarë që nuk i dëshiron te Barcelona.

Ylli argjentinas i ka bërë me dije bordit të klubit katalonase që ta largojnë Philippe Coutinhon, përcjell lajmi.net.

Messi nuk e dëshiron në skuadër brazilianin, andaj ka kërkuar që në vend të tij të transferohet Isco Alarcon.

Argjentinasi kishte një bisedë të shkurtë me spanjollin në përballjen e tyre në mbrëmjen e kaluar, andaj duket se e ka ftuar atë te Barcelona.

Një ofertë rreth 100 milionë euro, mund të bëjë që Real Madrid ta shet Iscon te rivali i tyre i përbetuar, pasi ai është jashtë llogarive të tyre. /Lajmi.net/

Flash Lajme

Më të lexuarat