Me Eusebio Di Francesco që mund të shkarkohet nga stoli i Romës për shkak të rezultateve të dobëta, drejtuesit verdhekuq kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Në krye të dëshirave të Monchi mbetet Paulo Sousa.

Megjithatë, në garë për të zënë postin e Di Francesco, është edhe trajneri aktual i kombëtares shqiptare, Christian Panucci. 45- vjeçari mund të marr drejtimin e Romës deri në fundin e sezonit aktual, diçka e cila është hedhur poshtë nga një emër si Roberto Donadoni. Panucci ka marrë drejtimin e kombëtares kuqezi që nga korriku 2017.

Ai luajti për Romën, nga viti 2001 deri në 2009, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All