Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low dhe Oliver Bierhoff ishin sot të pranishëm në qendrën stërvitore të Bayernit në Munich për të takuar nga afër Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels.

Asnjë prej tre futbollistëve nuk e ka pritur mirë këtë lajm pasi si Muller që është 29-vjeç ashtu dhe Boateng e Hummels që janë nga 30-vjeç e konsiderojnë veten ende të rinj për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues.

“2019-ta është viti që sinjalizon një fillim të ri për kombëtaren e Gjermanisë. Duam të vazhdojmë me planin e ndryshimeve që vazhduam gjatë fundit të vitit të kaluar. Boateng, Hummels dhe Muller nuk do të jenë më në skuadër. Erdha sot në Mynih për t’ia komunikuar atyre personalisht këtë gjë.

Ata mbeten lojtarë klasi, të cilët janë liderë te klubet e tyre. Janë futbollistë të mëdhenj, që kanë luajtur për një kohë të gjatë për kombëtaren gjermane. Kanë kaluar shumë vite më ne. I falënderoj për vitet e paharrueshme që kaluam së bashku.

Është koha që të vëmë bazat për të ardhmen. Duam t’i japim skuadrës një fytyrë të re. Jam i bindur se ky është vendimi i duhur. Po jap një sinjal të qartë për rinovimin e skuadrës. Lojtarët e rinj do të kenë hapësira që të përmirësohen. Ata duhet të marrin përsipër përgjegjësitë që të jep fanella e kombëtares”, deklaroi Low.

Flash Lajme

Më të lexuarat