Luhen sot takimet e dyta në turin e 1/8–ave të Champions Ligës. Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në sfidën që po luhet në ‘Allianz Stadium” mes Juventusi dhe Atletikos së Madridit.

Juventusi do tentojë të përmbysë rezultatin zhgënjues që mori ndeshjen e parë, ku humbi me 2 gola disavantazh.

Në ndeshjen që ka nisur prej 20 minutash ka shënuar mbrojtësi legjendar i Juventusit prej një rivënieje këndore, megjithatë goli i është anulluar pasi albitri i ndeshjes, Kuipers, ka gjykuar se është shkaktuar një faull në zonë. Rezultati mbetet ende zero me zero./D.B/Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat