Juventus dje në mbrëmje arriti një kualifikim fantastik, duke përmbysur në mënyrë epike Atletico Madridin me një fitore 3-0, me tre gola të Cristiano Ronaldos.

Portugezi ishte protagonist absolut me një perfomancë që vendosi në vështirësi skuadrën e Simeones, që nuk ishte asnjëherë e rrezikshme.

Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë i Championsit me 124 gola në histori, duke lënë pas Messin me 106 gola.

CR7 ka arritur në 8 tripleta gjatë karrierës së tij në Champions League, po aq sa Lionel Messi. Para tyre asnjë nuk ka mundur që të shënojë më shumë, ndërkohë që pas tyre qëndrojnë shumë larg, Mario Gomez, Pippo Inzaghi dhe Luiz Adriano me 3 tripleta, dhe shumë të tjerë me nga dy.

Renditja e futbollistëve me më shumë tripleta në Champions:

  • Lionel Messi 8
  • Cristiano Ronaldo  8
  • Mario Gómez 3
  • Filippo Inzaghi 3
  • Luiz Adriano 3
  • Adriano 2
  • Sergio Agüero 2
  • Karim Benzema 2
  • Andy Cole 2
  • Didier Drogba 2
  • Samuel Eto’o 2
  • Robert Lewandowski 2
  • Roy Makaay 2
  • Neymar 2
  • Ruud van Nistelrooy 2
  • Michael Owen 2
  • Andriy Shevchenko 2
  • Marco Simone 2
  • Roberto Soldado 2

Flash Lajme

Më të lexuarat