Roma nuk di të përfitojë në momentin më të vështirë të Interit dhe faktit që zikaltërit nesër do të luajnë derbin ndaj Milanit. Trajneri Claudio Ranieri ka shijuar humbjen e parë te verdhekuqtë në transfertë 2-1.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 22-të, me një goditje të bukur me kokë të Fares, i cili befasoi mbrojtjen e kryeqytetasve. Roma reagoi vetëm në fillimin e pjesës së dytë duke fituar një penallti me Dzekon. Nga pika e bardhë nuk do të gabonte Perotti.

Në minutën e 60-të, vendasit fituan një penallti me Petagnën dhe më pas u kthye në gol po nga sulmuesi potent. Roma shpërdoron shansin për të barazuar Interin në renditje, duke mbetur në kuotën e 47 pikëve. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All