Elseid Hysaj, me largimin e Maurizio Sarrit dhe ardhjen e Carlo Ancelotti-t, ka humbur vendin e titullarit fiks në skuadër. Ish-mbrojtësi, shumë shpesh është alternuar me kolegun e repartit Kevin Malcuit, që po bën paraqitje të mira.

 Kjo pritet që të ndikojë në të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, që në merkaton e janarit u përfol për një largim të mundshëm nga Napoli për të gjetur më shumë hapësira.

Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por Napoli mund të pranojë që ta shesë edhe për 35 milionë euro. Në rast se mbrojtësi i kombëtares sonë do të pranojë që të largohet, sipas “Tuttosport”, të kaltrit do të mendojnë për zëvendësuesin e tij, i cili mund të jetë Manuel Lazzari nga Spal-i, i cili kushton 20 milionë euro, Valentino Lazaro  nga Salzburgu dhe Max Hagmayr nga Herta Berlin.

Shkodrani mund të fillojë një aventurë tek Chelsea në verë, vetëm në rast se Sarri do të rikonfirmohet në krye të pankinës së Bluve, diçka që duket shumë e vështirë që të ndodhë. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All