E premtja po afron me Shqipërinë që po përgatitet për të sfiduar Turqinë. Bëhet fjalë për një ndeshje me interes të madh nga tifozët kuqezi të cilët priten të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit, për këtë arsye masat e sigurisë pritet të jenë të rrepta prandaj edhe kompania e sigurisë që do të ketë në mbarëvajtje këtë ndeshje, BBS Security ka përcaktuar edhe listën e sendeve që nuk do të lejohen në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Gjithashtu ka edhe sugjerime në lidhje me hyrjen në stadium, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata.

SENDET QË NUK LEJOHEN – Më poshtë, BBS Security ju sjell listën e sendeve që nuk lejohen në stadium të premten:

  1. Banderola të pa miratuara nga Federata.
  2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.
  3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
  4. Çadra dhe çakmakë.
  5. Lazër.
  6. Vuvuzela, bori apo bilbila.
  7. Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
  8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit. Dyert do të hapen në orën 18:00!

Flash Lajme

Më të lexuarat