Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi është shprehur i bindur se rikthimi i tij në pankinë do të ndodh vetëm kur përballë tij të vihet një projekt serioz.

“Dhashë dorëheqjen për ta rifilluar sërish.

Nëse do të doja të kthehesha, do ta kisha bërë. Dua të filloj nga një projekt i rëndësishëm. Më kërkuan Frosinone, Venezia dhe Armenia, por në fund vendosa të jem pushim.”-u shpreh italiani.

De Biasi u fut në historinë e kombëtares shqiptare, teksa udhëhoqi kuqezinjtë drejt finaleve të Europianit 2016 në Francë. Ndërkohë prej nëntorit të vitit 2017 është pa skuadër, pas largimit nga ekipi i La Liga, Alaves.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All