Italia i ka nisur në mënyrën më të mirë eliminatoret “Euro 2020”, duke fituar 2-0 ndaj Finlandës në duelin e zhvilluar në Friuli. Mancini hodhi në fushë shumë futbollistë të rinj, më të spikaturit e këtij sezoni në Seria A.

Barella shënoi një super gol që në minutën e 7-të, ndërkohë që në minutën e 78-të, Moise Kean realizoi një tjetër gol të bukur. Talenti 19-vjeçar i Juventusit u bë futbollisti i dytë më i ri në historinë e Italisë që gjen më shpejt rrugën e rrjetës.

Spanja mori një fitore shumë të vështirë 2-1 ndaj Norvegjisë. Iberikët kaluan që në minutën e 16-të në avantazh me Rodrigon, por miqtë gjetën rrugën e rrjetës në fraksionin e dytë nga pika e bardhë me King. Gëzimi i tyre zgjati vetëm 6 minuta, pasi Spanja rigjeti sërish avantazhin me Sergio Ramos, po me 11-metërsh.  /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat