Kur kishin kaluar më shumë se 45 minuta nga mesnata, u largua nga stadiumi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pikërisht në këtë tavolinë, presidenti i FSHF-së ka qëndruar për më se dy orë me ish trajnerin e Napolit, të Lazios apo disa skuadrave të tjera të Serisë A, Edi Reja.

Ja se çfarë thotë ky i fundit, Ekskluzivisht për Top Channel, menjëherë pas këtij takimi.

Z. Reja si ju duk ndeshja?
Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi nuk pati konkluzion të rasteve.

Cila është arsyeja e vizitës tuaj në Shqipëri dhe prania në stadium?
Unë kam ardhur të shoh lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane, për këtë arsye jam gjithmonë në lëvizje.

A do të pranonit një kontratë si trajner i ri i Kombëtares Shqiptare?
Jo, jo… Nuk flas për këtë….

Flash Lajme

Më të lexuarat