Sulmuesi i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, mbeti i shtangur nga pyetja e një gazetari për gjobën që UEFA ia shqiptoi javën e kaluar për gjestin me “topa” në Ligën e Kampionëve.

Kur Cristiano Ronaldo u pyet nga një gazetar se cili është reagimi i tij për gjobën që UEFA ia ka shqiptuar, portugezi mbeti i habitur fillimisht. Megjithatë, ai nuk e injoroi pyetjen plotësisht dhe i shprehu ndjenjat, transmeton Gazeta Express.

I pyetur sesi ndihet për gjobën që ia shqiptoi UEFA, Ronaldo u përgjigj shkurt: “Normal”.

Komiteti Disiplinor i UEFA-s e gjobiti Ronaldon me 20 mijë euro për gjestin e tij në fitoren 3:0 të Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve në Allianz Arena. /Gazeta Express/

Për ta parë videon, klikoni në linkun në vazhdim:
https://en.as.com/en/2019/03/27/videos/1553694592_530274.html?autoplay=1

Flash Lajme

Më të lexuarat