Interi ishte na ankth nga ndeshjet e kombëtareve veçanërisht nga gjendja e sulmuesit të tyre më në formë, Lautro Martinez. Bomberi argjentinas i është nënshtruar sot rezonancës magnetike, e cila ka konstatuar një dëmtim muskulor në femurin e kofshës.

Martinez do të zhvillojë stërvitje të personalizuar, ndërkohë që rikthimi i tij në fushë pritet që të ndodhë pas dy javësh. Argjentinasi do të humbasë tri ndeshje: Lazion, Genoan dhe Atalantën.

Tani më shumë se kurrë Spalletti ka nevojë për Mauro Icardin, i cii është rikthyer në stërvitje para disa ditësh dhe pritet që ta nisë nga minuta e parë ndaj bardhekaltërve. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat