Trajneri i ri i Kombëtares do të jetë Edy Reja. Ai do të shoqërohet nga Armand Duka në konferencën e lajmëruar për mediat në orën 15:00. Reja, me një CV të pasur në Itali, do të zëvendësojë në stolin e kombëtares sonë, Christian Panuccin.

Ai është përzgjedhur nga një mori emrash që qarkulluan si pasardhës të Panuçit. Edi Reja numëron në karrierën e tij pankina si Lazio, Napoli, Cagliari, Bolonga apo Torino.

Mediat italiane kanë raportuar se trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, do të ketë dhe një ndihmës po italian, ndërsa kontrata fillestare mund të nënshkruhet deri në përfundim të këtij viti me të drejt rinovimi.

Flash Lajme

Më të lexuarat