Nuk kanë të  mbaruar çudirat në botën e futbollit.

Një ngjarje, sa qesharake aq edhe interesante, është regjistruar në Angli.

Në një ndeshje lokale mes Development, me bazë në Oxfordshire, që po luante në transfertë ndaj Cheltenham Saracens, portieri i skuadrës mike është nxjerrë nga fusha me karton të kuq nga trajneri në minutë ne 73’ të lojës.

Por, duket se portieri e ka përjetuar keq këtë ndëshkim, dhe sapo ka shkuar në dhomat e zhveshjes, ka ulur automatin e dritave duke lënë stdiumin në errësirë.

Ndeshja u ndal për 5 minuta, derisa dritat u ndezën sërish, dhe ishte portieri ai që tregoi se e kishte bërë këtë akt./ Dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat