Gjyqtari Tom Hening Ovrebo ka hyrë në historinë e futbollit pas gjykimit të një nga ndeshjeve më të kontestuara ndonjëherë, gjysmëfinalja e Champions League në 2009, Chelsea- Barcelona.

Në atë ndeshje u kualifikua Bracelona pas golit në minutat e fundit nga Iniesta, por për këtë sfidë gjyqtari norvegjez është i penduar dhe ka një peng për gjykimin që ka bërë.

Në një intervistë për “Panenka”, Ovrebo është shprehur se u desh eskortë policie që të largohej nga Anglia dhe për ti shpëtuar inatit të tifozëve britanikë.

Gjyqtari është penduar për disa raste që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, specifikisht kur nuk akordoi një penallti ndaj Maluda, teksa faullin e dha jashtë zone, dhe një tjetër në rastin kur Drogba u mbajt nga Abidal, informon Dardania.com.

“Sikur të kisha dhe unë ndihmën e VAR-it atë ditë. Pas pjesës së parë, unë me asistentët ndiheshim sikur e kishim ndeshjen në kontroll. Në fund, kisha një ndjesi krejt ndryshe. Kur shkova në dhoma, i thashë vetes se kjo ndoshta nuk ka qenë nata ime më e mirë. Duhet ta pranoj se për brenda po zueja. Vetëm kur dola nga fusha dhe u futa në dhomat e zhveshjeve, kuptova gjithçka që kisha bërë. Brenda 2 orëve, unë isha kthyer nga një arbitër i respektuar, në budallain më të madh në futbollin ndërkombëtar”, tregon 10 vite pas asaj ndeshjeje norvegjezi Ovrebo./E.K.- Dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat