Shtëllunga tymi të zi janë parë te Arena Kombëtare në Tiranë, e cila është në ndërtim e sipër.

Në videon e publikuar nga Shqiptarja.com duket qartë se stadiumi nuk ka asnjë problem, por tymi dilte nga disa kazanë mbeturinash që iu ishte vënë flaka në mënyrë të papërgjegjshme.

Në momentin e parë banorët dhe kalimtarët kanë menduar se ka marrë flakë stadium kombëtar, i cili është në ndërtim e sipër, por fatmirësisht gjithçka ishte në rregull.

Për shuarjen e flakëve që iu ishte vendosur kazanëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve./ e.k-Dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat