YouTube ka thënë të premten se do të ulë cilësinë e transmetimit në Bashkimin Evropian për të shmangur bllokimin e internetit për mijëra evropianë, të mbyllur për shkak të koronavirusit, e që kanë vendosur të shikojnë video përmes kësaj platforme.

Ndërsa koronavirusi vijon të përhapet në mbarë botën, shumë njerëz e kanë gjetur vetveten duke punuar dhe studiuar nga shtëpia.

Kjo do të thotë se kanë ngelur me rrjetet Wi-Fi të shtëpive të tyre të cilat mund të mos e kryejnë funksionin po aq mirë sa rrjetet Wi-Fi në punë apo universitet.

Flash Lajme

Më të lexuarat