Versionet e reja të sistemeve operative sjellin disa përmirësime substanciale. Tashmë përdoruesit mund të ndajnë folderat e iCloud.
Apple lançon versionin e ri të iOS dhe iPadOS me shumë opsione të reja


Apple lançoi ditën e sotme iOS 13.4 dhe iPadOS 13.4. Siç kishte premtuar kompania solli mbështetjen për trackpad në mënyrë që përdoruesit e tabletëve të Apple të mund ti përdorin edhe si një laptop si dhe me gjeste me disa prekje njëherazi për navigim.

Apple ka ndërtuar iPad Pro e ri me në mendje Magic Keyboard e cila mund të përdoret edhe me iPad e tjerë nëse keni pjesët e duhura periferike.

Versionet e reja të sistemeve operative sjellin disa përmirësime substanciale. Tashmë përdoruesit mund të ndajnë folderat e iCloud.

Një prej risive më të mëdha të këtij versioni është mundësia për të blerë aplikacionet në disa platforma si një pako e vetme. Kjo do të thotë se nëse blini një aplikacion në iOS automatikisht fitoni akses në aplikacionin me pagesë për Mac.

Aplikacionet e navigimit të palëve të treta tashmë funksionojnë me CarPlay Dashboard nëse nuk dëshironi të përdorni hartat e Apple.

Në aplikacionin Mail është përditësuar një buton i cili shtypej vazhdimisht nga përdoruesit në mënyrë aksidentale duke fshirë mesazhet.

iOS 13.4 dhe iPad OS 13.4 gjithashtu sjellin emoji të reja. Përditësime janë dërguar për Apple TV, Mac dhe Apple Watch.

Në Apple Watch përdoruesit mund të kryejnë blerje brenda aplikacioneve si dhe të përdorin funksionin EKG në Kili, Zelandën e Re dhe Turqi.

Në këtë përditësim nuk është përmendur CarKey por përditësimet e lartpërmendura janë mëse të mjaftueshme për të justifikuar një kalim në iOS dhe iPad OS 13.4. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat