Kërkohet që të keni njohuri mbi mesataren të gjuhës Angleze që të mund të bëhen pjesë e këtyre trajnimeve. Të gjithë aplikantët do ti nënshtrohen kritereve të përzgjedhjes nëse janë në përputhje me kushtet e lartpërmendura dhe 20 prej tyre do të njoftohen për përfitimin e bursës.


Trajnime falas nga ICTSlab, 20 të rinj do të mësojnë gjuhën e programimit më kërkuar në botë
Laboratori multi-funksional i inovacionit ICTSlab vjen me një tjetër mundësi të artë për të gjithë të rinjtë e kthyer nga emigracioni në vendet e Bashkimit Evropian.

Duke vendosur përgjegjshmërinë sociale si një prej themeleve të misionit të saj dhe falë partneritetit të ngushtë mes ICTSmedia dhe Bashkëpunimit Shqiptaro-Gjerman GIZ, 20 të rinj të grup moshës 19 deri në 35 vjeç do të përfitojnë bursa trajnimi falas nga ICTSlab në një prej gjuhëve më popullore të programimit dhe me rritjen më të shpejtë në botë siç është Python.

Trajnimet do të ofrohen përmes platformës virtuale risi lançuar së fundi nga qendra laboratorike ICTSlab ku të gjithë fëmijët e qendrës dhe jo vetëm mund të ndjekin kurse dhe trajnime online nga komforti i shtëpisë së tyre. Ato do të bazohen në një qasje të dyfishtë e cila kombinon teorinë me punën praktike

Kjo mundësi unike vjen pas një bashkëpunimi të suksesshëm një vit më parë mes ICTSlab dhe GIZ i cili trajnoi plot 100 të rinj me qëllim nxitjen e punësimit në fusha të ndryshme të teknologjisë si zhvillim aplikacionesh iOS dhe Android, programim Python, menaxhim të rrjeteve sociale dhe dizajn grafik.

Kush mund të përfitojë prej trajnimit falas?

Grup moshat 19 deri në 35 vjeç, studentë të degëve të teknologjisë dhe informacionit, informatikës ekonomike dhe nëndegëve të tyre, gra dhe vajza në teknologji, të rinj të papunë.

Avantazh në përzgjedhje përbëjnë ata që janë kthyer së fundi nga emigracioni në një prej vendeve të Bashkimit Evropian.

Kërkohet që të keni njohuri mbi mesataren të gjuhës Angleze që të mund të bëhen pjesë e këtyre trajnimeve. Të gjithë aplikantët do ti nënshtrohen kritereve të përzgjedhjes nëse janë në përputhje me kushtet e lartpërmendura dhe 20 prej tyre do të njoftohen për përfitimin e bursës.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e këtij programi duke vizituar këtë lidhje dhe plotësuar fushat përkatëse në formularin në të djathtë të faqes: https://ictslab.com/kurse/trajnime-profesionale/python-programming-for-professionals/

Çfarë ofron trajnimi dhe pse duhet të mësoni Python?

Përmes këtij trajnimit 20 të rinjtë e përzgjedhur do të mund të mësojnë për të ndërtuar programe në Python sipas metodologjisë Amerikane të mësimdhënies “Learn by Building.” Mësimi do të realizohet në gjuhën angleze përmes platformës inovative https://virtual.ictslab.com/

Python është një prej gjuhëve të programimit me rritjen më të shpejtë në vitet e fundit dhe konsiderohet si gjuha e së ardhmes. Është shumë popullor me 8.2 milionë zhvillues. Përdoret gjerësisht nga kompani të mëdha si Uber, PayPal, Google, Facebook, Instagram, Netflix, Dropbox, dhe Reddit si dhe në fushat e robotikës dhe Machine Learning.

Dhe më e rëndësishmja zhvilluesit Python janë një prej profesioneve më të paguara në botë në veçanti në data science, machine learning dhe zhvillim uebi.

ICTSlab është një qendër e certifikuar për trajnimet në gjuhën e programimit Python nga OpenEDG Python Institute. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat