“Whatsapp” po përpiqet të ndalojë shpërndarjen e shpejtë të informacioneve të rreme ndaj koronavirusit duke vendosur limite në numrin e mesazheve. Një mesazh i marë nga një person në “Whatssapp”, që më parë mund të shpërndahej në 5 grupe të ndryshme njëkohësisht, tashmë mund të kalohet vetëm tek një grup.

Këto janë masat më të rrepta të ndërmarra deri më tani nga aplikacioni. Dy vite më parë një person mund ta shpërndante mesazhin tek 250 grupe në të njëjtën kohë, ku çdo grup mund të mbante me qindra persona. Vitin e shkuar kompania e reduktoi limitin në 5 grupe dhe tashmë në 1, megjithëse një përdorues teorikisht mund të dërgojë të njëjtin mesazh tek shumë individë ose grupe një e nga një.

“Kemi vënë re një rritje të konsiderueshme në sasinë e mesazheve të shpërndara, për të cilat përdoruesit tanë janë shprehur se janë të tepërta dhe mund të kontriubojnë në përhapjen e dezinformimit. Ne besojmë se është e rëndësishme të ngadalësojmë përhapjen e këtyre mesazheve që ta mbajmë ‘Whatsapp’ si një vend vetëm për biseda personale”, thuhet në një postim të aplikacionit.

Ndryshe nga “Facebook” dhe “Instagram”, “Whatsapp” i kodifikon mesazhet, ç’ka do të thotë se kompania nuk e ka idenë se çfarë shkruajnë apo shpërndajnë përdoruesit me njëri-tjetrin. Dhe ndryshe nga “Facebook”, ky apliakcion nuk të jepë një paralajmërim apo shpjegim për postimet që konsiderohen të rreme nga kontrolluesit e fakteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All