Smartfoni i ri do të ketë një emër të ri duke hedhur tutje brandimin G të përdorur nga LG që prej 2013.
LG zbulon dizajnin e ri revolucionar për smartfonët


LG Electronics zbuloi një dizajn të ri për smartfonin e ardhshëm flagship i cili pritet të debutojë muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut.

Modeli i ri ka një dizajn të çuditshëm ku kamerat pasme janë renditur sipas madhësisë së tyre nga më e madhja tek më e vogla.

Kamera kryesore qëndron mbi sipërfaqe ndërsa tre dy të tjera nën xhamin e pasmë. Anët e telefonit janë të lakuara simetrikisht shtoi kompania.

LG nuk dha detaje për specifikat e harduerit por tha se do të jetë një model premium për masat që do të thotë se ka për të pasur një çmim më të përballueshëm sesa flagshipët e rivalëve.

Smartfoni i ri do të ketë një emër të ri duke hedhur tutje brandimin G të përdorur nga LG që prej 2013.

Në fillim të kësaj jave LG tha se pret që të ardhurat për tre mujorin e parë të vitit të rriten me 21.1% ndërsa elektroshtëpiaket janë kontribuuesi më i madh i të ardhurave. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All