Xperia 1 II ka ekran 6.5-inç 4K HDR OLED e mund të sillet edhe si ekran i jashtëm për disa modele DSLR të Sony. Në brendësi fshihet një procesor Snapdragon 865, bateri 4,000 mAh dhe kufje 3.5mm.


Smartfoni më i ri i Sony nuk duhet të injorohet
Flagshipi më i fundit i Sony, Xperia 1 II i cili del në shtije më 24 Korrik do të kushtojë 1,119 dollarë bëri të ditur kompania.

Porositë fillojnë më 1 Qershor dhe nëse smartfoni blihet përpara datës 28 Qershor, blerësit përfitojnë një palë kufje wireless WF-1000XM3 të cilat janë ndër më të mira në industri.

Smartfoni vjen me tre kamera të pasme zhvilluar nga kamerat pa pasqyrë A7 III të Sony. Ato kanë madhësi 12-megapiksel (gjerë, super-gjerë dhe zmadhim) si dhe mund të kapin foto me 20fps me autofokus dhe autoekspozim duke i bërë zgjedhjen ideale për fotografimin e aktiviteteve sportive.

Madje këto kamera mund të gjurmojnë syrin e njeriut dhe janë të pajisur me funksione të avancuara.

Xperia 1 II ka ekran 6.5-inç 4K HDR OLED e mund të sillet edhe si ekran i jashtëm për disa modele DSLR të Sony. Në brendësi fshihet një procesor Snapdragon 865, bateri 4,000 mAh dhe kufje 3.5mm.

Smartfoni do të sjellë 5G në Evropë për frekuencat nën-6Ghz ndërsa pritet debutimi i Xperia Pro 5G me teknologjinë mmWave. Ky smartfon është aq i veçantë dhe i dedikuar profesionistëve saqë vjen me një konektor input HDMI. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat