Ekranet OLED zakonisht i kemi parë në modelet më të shtrenjte të Apple dhe ndryshe nga LCD ofrojnë ngjyrë të zezë më të fortë dhe kontrast më të mirë.
Çdo gjë që dimë rreth Apple iPhone 12


Vitet e fundit nuk përbënte çudi të shikonim Apple teksa prezantonte më shumë sesa një model të iPhone. Por këtë vit sipas raportimeve do të kemi katër iPhone 12 krahasuar me vitet e fundit ku prezantonte 2 ose tre të tillë.

Dy prej modeleve të këtij viti do të pasojnë iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max dhe nëse duhet tu besojmë ca spekulimeve atëherë dy modelet vinë me sistem kamerash të trefishtë ku spikat sensori Lidar i iPad Pro krahas gjuhës së re të dizajnit.

Të gjitha iPhone e rinj përfshirë modelet jo-“pro” vinë me teknologjinë 5G dhe ekrane OLED në vend të atyre LCD.

Ekranet OLED zakonisht i kemi parë në modelet më të shtrenjte të Apple dhe ndryshe nga LCD ofrojnë ngjyrë të zezë më të fortë dhe kontrast më të mirë.

Gjenerata e re e procesorëve të Apple, A14 Bionic, do të jetë tjetër risi për linjën. Smartfonët parashikohet të bëjnë daljen publike në Vjeshtë edhe pse ka gjasa që disa prej tyre të vinë drejt fundit të vitit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ja çfarë dimë rreth iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max bazuar në raportimet më të fundit.

Kanë ekrane më të mëdha sesa iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max
Sipas raportimeve Apple do të rrisë madhësinë e ekraneve për modelet Pro të iPhone 12 sipas analistit të mirënjohur Kuo.

Një model ka ekran 6.1-inç me një version 6.7-inç.

iPhone 12 Pro ka sensor Lidar si iPad Pro
Një tjetër detaj që do të diferencojë këto smartfonë nga pjesa tjetër është sensori Lidar. I prezantuar në iPad Pro të 2020, ky sensor do të përmirësojë performancën në aplikacionet e realitetit të shtuar.

Mat distancën mes objekteve dhe sa kohë i duhet dritës për të arritur objektin e për tu reflektuar pas.

Tre kamera të pasme për iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max
Apple do të vijojë me ofrimin e kamerave të cilësisë së lartë për modelet Pro dhe ky vit nuk përbën përjashtim falë sistemit të trefishtë.

Kështu Apple do të aplikojë të njëjtën strategji si vitin e kaluar me një kamër me kënd të gjerë, një me kënd super të gjerë dhe një telefoto. Modelet më të lira kanë dy kamera të pasme si iPhone 11.

Ekran me frekuencë të lartë rifreskimi
Apple mund të marrë një tjetër karakteristikë të iPad Pro, ekranin Pro Motion me frekuencë 120Hz. Frekuenca e lartë e rifreskimit do të vendoste iPhone në një kategori me ato Android si Galaxy S20 Ultra. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat