Daily Korea beson se ka informacionet e sakta për axhendën e Samsung me gjeneratën e dytë të smartfonit me ekran me palosje i cili pritet të debutojë krahas Galaxy Note 20.


Gjenerata e dytë e smartfonit të shumëpritur të Samsung ka hyrë në prodhim
Galaxy Fold 2 po shkon drejt debutimit në muajin Gusht sipas raportimeve që vinë nga Koreja e Jugut sepse telefoni ka hyrë në prodhim në masë.

Daily Korea beson se ka informacionet e sakta për axhendën e Samsung me gjeneratën e dytë të smartfonit me ekran me palosje i cili pritet të debutojë krahas Galaxy Note 20.

Duke qenë se telefonët e kësaj kategorie kanë pjesë më komplekse dhe janë më të vështirë për të ndërtuar, do të duhet kohë që smartfoni të dalë në shitje pas debutimit.

Një prej ndryshimeve më të mëdha të Galaxy Fold është përdorimi i xhamit super të hollë në vend të plastikës për ekranin. Një implementim i ngjashëm u pa edhe në Galaxy Z Flip.

Fold 2 do të ndajë vëmendjen e Samsung me Galaxy Note 20 në Gusht ndërsa një telefon i dytë me ekran me palosje i cili do të jetë ndjeshëm më pak i kushtueshëm do të marrë prej modelit origjinal Fold dhe Z Flip.

Ata do të jenë flagshipët e parë që prezantohen virtualisht sepse Samsung nuk do të arrijë dot të organizojë fizikisht aktivitetin Unpacked.

Lidhur me detajet e Fold 2, pritet që Samsung të përfshijë një ekran 120Hz, një kamër telefoto periskop dhe mbështetje për lapsin S-Pen. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat