Drejtori ekzekutiv i gjigantit teknologjik kinez, Xiaomi ka bërë të ditur se kompania e tij do ta ndalë prodhimin e smartfonëve 4G për tregun kinez deri në fund të vitit.

Xiaomi do ta fokusojë energjinë e vet në zhvillimin e internetit satelitor dhe teknologjisë 6G, ka zbuluar ai, transmeton Koha.net.

Megjithatë, qarkullimi i modeleve 4G në tregun ndërkombëtar, ashtu si edhe në Indi, do të vazhdojë. Në një intervistë të kryer nga Xinhua, Lei Jun, bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv i gjigantit teknologjik, i ka shpalosur planet për të ardhmen. Problemet me të cilat përballet kompania, shkaku i pandemisë, po ashtu janë trajtuar në këtë intervistë.

Xiaomi ka lansuar 5G, për revolucionarizimin e mënyrës se si përdoren smartfonët. Duke filluar prej lojërave e deri tek audiokonferencat, firma synon që t’i përhapë pajisjet e veta 5G në tregun botëror.

“Shkaku i ndikimit të epidemisë, promovimi i shtrirjes së 5G është ngadalësuar, por strategjia jonë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë t’i shtyjmë përpara celularët 5G”, ka thënë Lei Jun në intervistë.

Flash Lajme

Më të lexuarat