Afro 27 individë do të humbasin vendin e punës pas një muaji sepse Microsoft vendosi të përdorë robotët për të kuruar artikujt e lajmeve në shërbimet e kompanisë.
Microsoft pushon nga puna dhjetëra gazetarë për ti zëvendësuar me robotë


Dhjetëra gazetarë janë pushuar nga puna pasi Microsoft vendosi ti zëvendësojë me softuerë të inteligjencës artificiale. Stafet të cilat mirëmbanin faqet e Microsoft MSN dhe shfletuesit Edge përdorur nga miliona njerëz çdo ditë u është thënë se duhet të largoheni duke qenë se robotët tashmë bëjnë punën e tyre.

Afro 27 individët do të humbasin vendin e punës pas një muaji sepse Microsoft vendosi të përdorë robotët për të kuruar artikujt e lajmeve në shërbimet e kompanisë.

Një anëtar i stafit mësohet të ketë thënë se kam punuar orë të tërë duke lexuar sesi automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të na zërë vendin e punës dhe ja ku jam sot.

Individi shtoi se vendimi për të zëvendësuar njerëzit me softuer ishte i rrezikshëm duke qenë se stafit është treguar shumë i kujdesshëm duke aplikuar politika strikte redaksionale. Ekipi tek Microsoft nuk ka raportuar lajme origjinale por ende kishte kontroll redaksional. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat