Duhet të vizioni seksionin “Your Facebook Information” për të transferuar të gjitha fotot dhe videot në shërbimin cloud të Google.
Facebook ofron një zgjidhje nëse dëshironi të ruani fotot por të largoheni nga rrjeti social


Rrjeti social Facebook njoftoi ditën e Enjte se mjeti për transferimin e fotove të Facebook në Google Photos është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Duhet të vizioni seksionin “Your Facebook Information” për të transferuar të gjitha fotot dhe videot në shërbimin cloud të Google.

Lëvizja është pjesë e një projekti për transferimin e të dhënave duke rritur portabilitetin e shërbimeve. Gjithashtu do të reduktojë presionin e rregullatorëve të cilët janë të shqetësuar se gjigantët e internetit i përdorin këto të dhëna për të reduktuar konkurrencën.

Përfitimet për përdoruesit janë të menjëhershëm dhe nuk keni më nevojë të mbani një llogari Facebook të hapur për të ruajtur fotot e familjes. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat