Në 2017 iPhone X u prezantua krahas iPhone 8 por nuk mbërriti në dyqane deri në Nëntor për shkak të problemeve me prodhimin.
Apple shtyn shitjet e iPhone të këtij viti


Apple ka konfirmuar se lançimi i iPhone të këtij viti do të vijë më vonë. “Vitin e kaluar filluam të shesim iPhone në fund të Shtatorit, ndërsa këtë vit presim ta bëjmë disa javë më vonë,” tha CFO i Apple Luca Maestri në një telefonatë me investitorët.

Maestri nuk zbuloi pse do të ndodhë kjo shtyrje nëse ka të bëjë me pandeminë e koronavirusit. Wall Street Journal ishte i pari që raportoi nga fillimi i vitit shtyrjen e prodhimit në masë të iPhone këtë vit.

Zakonisht Apple prezantoi në aktivitetin vjetor në Shtator modelet e reja të iPhone dhe fillon dërgesat nga fundi i muajit. Nuk dihet nëse këtë vit do të jenë gati përpara Tetorit por Apple mund të vijojë me prezantimin e tyre në Shtator.

Nuk është hera e parë që Apple ka shtyrë shitjen e iPhone. Në 2017 iPhone X u prezantua krahas iPhone 8 por nuk mbërriti në dyqane deri në Nëntor për shkak të problemeve me prodhimin.

iPhone XR u prezantua në Shtator 2018 por debutoi në Tetor në dyqane. /PCWorld Albanian

Flash Lajme

Më të lexuarat